Arrestohet një 26-vjeçar në Prishtinë, kërkohej nga Gjykata për dhunim - NACIONALE

Arrestohet një 26-vjeçar në Prishtinë, kërkohej nga Gjykata për dhunim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia ka njoftuar se zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë e kanë arrestuar A.O. 26 vjeç.

Sipas urdhëresës së gjykatës, ai ishte i dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Dhunim”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate

Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar:

-A.O, mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vite) për veprën dhunim.

Lajme të ngjashme