Arrestohet një 18 vjeçar, dyshohet për vrasje në tentativë në Zllatar të Prishtinës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 18-vejçare të dyshuar për vrasje në tentativë në fshatin Zllatarë të komunës së Prishtinës.
I dyshuari është arrestuar dje gjatë ditë.
“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale "Vrasja në Tentativë, bashkëkryerja" si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.” – thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë
Prishtinë, 25 shtator 2023 – Dje nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 26.06.2023 rreth orës 17:00, në fshatin Zllatarë të komunës së Prishtinës.
Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç' rast policia lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin;
• E. F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale "Vrasja në Tentativë, bashkëkryerja" si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.