Arrestohet nga policia greke një shtetas shqiptar, kërkohej për vrasje - NACIONALE

Arrestohet nga policia greke një shtetas shqiptar, kërkohej për vrasje

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës, në një operacion të zhvilluar nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Gjatë kontrollit, autoritetet konstatuan se 54-vjeçari kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Sipas policisë, urdhri lidhej me akuza për “vrasje dhe lëndime të rënda trupore”. I dyshuari u dërgua në prokurorinë kompetente për nisjen e procedurave të ekstradimit drejt Italisë, raportoi Top Channel.

Lajme të ngjashme