Arrestohet në Vërmicë një person, dyshohet për kultivimin e narkotikëve - NACIONALE

Arrestohet në Vërmicë një person, dyshohet për kultivimin e narkotikëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa muaj më parë, Policia e Kosovës në dakordim me Prokurorinë Themelore të Pejës, kishin kapur një plantacion të madh të kultivimit me narkotik, në rajonin e Pejës.

Nga Prokuroria Themelore në Pejës, sot kanë njoftuar se në lidhje me këtë, në Vërmicë është arrestuar një person i dyshuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për media, se i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë dhe ndaj ti është duke u përpiluar kërkesa për masën e paraburgimit.

‘‘Është ndaluar një person në Vermicë i cili dyshohet për kultivim të narkotikëve në plantacionin e madh që është kapur para disa muajsh ku kanë qenë mbi afër 3 mijë kilogram drogë. Dhe për këtë çështje prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë personin e dyshuar dhe aktualisht është duke e përpiluar kërkesën për masën e paraburgimit.” – ka bërë të ditur Nikçi.

Lajme të ngjashme