Arrestohet në Prishtinë shtetasi i huaj që kërkohej nga INTERPOL-i
Njësi i specializuar FAST i Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas të huaj në Prishtinë, i kërkuar nga INTERPOL-i.
I njëjti kishte urdhërarrest nga një shtet tjetër, dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
“Personi i arrestuar është shoqëruar për procedura të mëtejme, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vijuar pastaj me hapat e tjerë ligjorë sipas praktikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në funksion të sigurisë së përgjithshme dhe luftimit të krimit pa kufij.”