Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar - NACIONALE

Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas të huaj të kërkuar nga autoritetet gjermane përmes një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i.

Arrestimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kërkohej nga Gjermania për veprën penale “tentativë vrasjeje me dashje”, e paraparë dhe e sanksionuar me Kodin Penal gjerman.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij pritet të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Lajme të ngjashme