Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një shtetas gjerman me inicialet F.R., i cili kërkohej nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Gjermanisë.
Sipas Policisë, i dyshuari kërkohej për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të substancave narkotike. Me vendim të Prokurorit Kujdestar, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente në koordinim me institucionet gjermane.
Policia e Kosovës theksoi se mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për zbatimin e urdhër-arresteve dhe luftimin e krimit.