Arrestohet në Prishtinë një 24-vjeçar i dënuar me dy vjet burg
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar nga organet e drejtësisë, i cili ishte dënuar me burgim për vepra që lidhen me armët.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është realizuar në kuadër të aktiviteteve operative për lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar.
Bëhet fjalë për E.K., 24 vjeç, i cili ishte dënuar me dy vite burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Arrestimi është kryer nga njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastin.