Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Interpoli, akuzohet për trafikim droge në Gjermani - NACIONALE

Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Interpoli, akuzohet për trafikim droge në Gjermani

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas të huaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me Stacionin Policor Jugu në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kërkohej përmes INTERPOL-it bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjermania. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, sipas legjislacionit penal gjerman.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, shtetasi i huaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin ose procesin e mëtejshëm ligjor.

Lajme të ngjashme