Arrestohet në Prishtinë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar, policia i gjen edhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Në një njoftim për media, policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri.
“Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Prishtinë, 23 prill 2026 – Gjatë ditës së sotme, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim. Gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.