Arrestohet në person pasi kanosi me thikë dy të mitur në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për kanosje në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari ka kanosur me thikë dy të mitur, një djalë dhe një vajzë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE- Prishtinë 09.11.2024-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.