Arrestohet në Malishevë i kërkuari nga INTERPOL-i, akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të suksesshëm në rajonin e Malishevës, duke vënë në pranga një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, arrestimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Stacionit Policor në Malishevë.
I arrestuari, shtetas kosovar, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Ai dyshohet për përfshirje në vepra të rënda penale.