Arrestohet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga Interpoli - NACIONALE

Arrestohet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga Interpoli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deniz Klironomi, është shpallur në kërkim nga Interpoli tash e 7 muaj. Ai, akuzohet për trafikim të miturish, trafikim armësh dhe trafikim droge.

Autoritetet kolumbiane, kanë bëre të ditur se kanë arritur që të arrestojnë shqiptarin, në një apartament në Barranquilla, ku për një javë” Guçi” nuk doli as në dritare. Ishte tatuazhi i tij që bëri të mundur identifikimin

I njohur me nofkën “Guçi”, ai u identifikua prej një tatuazhi në krahun e majtë. Shqiptari akuzohet për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge.

Ai zhdukej dhe ka qenë e pamundur të kapej për rreth 7 muaj, sepse ndryshonte vazhdimisht vendbanim.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota. Procedurat për ekstradimin e tij kanë përfunduar./abcnews

Lajme të ngjashme