Arrestohet kadeti i Policisë: Dyshohet për dhunimin e të miturës që u raportua e zhdukur - NACIONALE

Arrestohet kadeti i Policisë: Dyshohet për dhunimin e të miturës që u raportua e zhdukur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar.

Ai po dyshohet për dhunimin e një vajze të mitur.

Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës.

Në një përgjigje për mediat, IPK-ja ka bërë të ditur se kadeti dyshohet për dhunim.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadet policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, thuhet tutje në përgjigje.

Kadeti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur nga Lipjani, e cila ishte raportuar e zhdukur.

Lajme të ngjashme