Arrestohet i dyshuari që tentoi ta vriste djalin e tij në Vushtrri - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari që tentoi ta vriste djalin e tij në Vushtrri

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit të tij.

Ai dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin.

Lajme të ngjashme