Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e QMF-së në Ratkoc - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e QMF-së në Ratkoc

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri në këtë fshat. Njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të QMF-së, duke shkaktuar edhe dëme materiale në objektin e qendrës shëndetësore.

“Rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri në fshatin Ratkoc, në komunën e Rahovecit. Njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të Qendrës së Mjekësisë Familjare të këtij fshati. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale edhe në objektin e QMF-së”.

“Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.Në lidhje me rastin, Stacioni Policor në Rahovec ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore. Si rezultat i hetimeve në vendin e ngjarjes dhe provave të siguruara, është identifikuar një person i dyshuar, i cili për motive ende të panjohura dyshohet se i ka vënë flakën autoambulancës” thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme