Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

2 orë më parë

nga NACIONALE

Është kapur nga policia, i dyshuari për vrasjëne imamit në Dragash.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë policore me qen (K-9).

Ndryshe, viktima që raportohet të jetë imami Gazmen Tairovci nga fshati Zlipotok i Dragashit, ka humbur jetën pas një përleshjeje të hënën orës 23:15, ku i dyshuari e kishte goditur me një mjet të mprehtë gjatë konfliktit.

Ekipi mjekësor nga QKMF-ja në Dragash kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e 46-vjeçarit, Gazmen Tairovci.

Lajme të ngjashme