Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Aziz Gashi, i cili po dyshohet për vrasjen e 48 vjeçarit B.M. më 3 shtator 2023.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Ndryshe, Policia e Kosovës më herët kishte publikuar fotografinë e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët, për arrestimin e tij.

Lajme të ngjashme