Arrestohet i dyshuari për tre vepra penale në Prizren
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari për veprën penale “Lëndimi i Rëndë trupor” neni 186, parag.5 “Mosdhënia e ndihmës” Neni 188 parag.4 si dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” neni 378, par.1, pika 13.
Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren sot, përmes rrugëve operative ka arritur që të arrestoj të dyshuarin H.B, mashkull kosovar.
“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186,pargrafi 5,Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana në Prizren..I dyshuari është shoqëruar në SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar”, njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, I njejti nuk e ka lajmëruar rastin si dhe kryesin e saj, dhe as nuk I ka ofruar ndihmë viktimës.