Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasjen e së premtes në Prishtinë, i sekuestrohet një armë zjarri - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasjen e së premtes në Prishtinë, i sekuestrohet një armë zjarri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një i dyshuar për tentim-vrasje është arrestuar.

Ngjarje kishte ndodhur të premten në Prishtinë.

Njoftimi:

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar:

– Z.K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 27.06.2025, në rrugën “Isa Kastrati“, në Prishtinë. Po ashtu ndaj tij është iniciuar një rast për armëmbajtje pa leje.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Lajme të ngjashme