Arrestohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Mitrovicë - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Mitrovicë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur sot mesditë me armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po trajtohet si vepër penale “Vrasje në tentativë” dhe se i dyshuari është arrestuar pak kohë pas ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:00 është pranuar informata për një person të plagosur nga arma e zjarrit në këtë lokacion.

Viktima, një mashkull i moshës madhore, është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, kanë bërë të ditur Policia.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Vrasje në tentativë

Mitrovicë e Jugut, 01 shkurt 2026

Rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.

Viktima i moshës madhore ( mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri.

Me aktvendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor

Lajme të ngjashme