Arrestohet i dyshuari për disa raste vjedhjesh në Prizren - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për disa raste vjedhjesh në Prizren

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prizren.

Sipas komunikatës zyrtare, rasti i fundit është regjistruar më 18 shtator 2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani”, ku i dyshuari kishte tentuar të kryente një vjedhje të rëndë në një market. Në vendngjarje janë siguruar prova që e lidhin atë edhe me një vjedhje tjetër të mëhershme në të njëjtin objekt.

Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se i njëjti person dyshohet edhe për dy vjedhje të tjera të kryera më herët në një dyqan tjetër tregtar në Prizren.

Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari E. P. ka pranuar përfshirjen në këto raste:

Vjedhje më 11.09.2025 në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren

Vjedhje më 16.09.2025 në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren

Vjedhje e rëndë në tentativë më 18.09.2025 në rrugën “Tahir Sinani” – Prizren

Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar me procedura të rregullta ligjore.

Lajme të ngjashme