Arrestohet i dyshuari mashkull serb, dyshohet se kanosi zyrtarët policorë - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari mashkull serb, dyshohet se kanosi zyrtarët policorë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dyshuari mashkull serb që kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor, pasi që këta të fundit kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me rastin e një vjedhje të rëndë, është arrestuar nga zyrtarët policorë.


Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor të cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme