Arrestohet i dyshuari kosovar për trafikim të armës në Shqipëri - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari kosovar për trafikim të armës në Shqipëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e shtetit të Shqipërisë, përmes një postimi ka njoftuar se operacioni policor i koduar “Skanimi” finalizohet me sekuestrimin e 1 armë zjarri të municionit luftarak.

I dyshuari është D.G, 23 vjeç, banues në Pejë, të cilin policia e parandaloi në tentativë të trafikimit të armës së zjarrit nga Shqipëria në Itali.

“Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, njofton Policia e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme