Arrestohen gjashtë persona në Janjevë, dyshohen për vjedhjen e gjësendeve në vlerë 150 mijë euro
Jan arrestuar gjashtë persona në Janjevë të Lipjanit, të dyshuar për vjedhje të rëndë, e cila ishte raportuar me datën 27 nëntor 2022.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vjedhja ka ndodhur në një objekt punëtorie, dhe të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën 150000 euro.
“Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro:
- pjesë të makinave për përpunimin e plastikës,
-mjete të ndryshme të punës,
-10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës,
-8 nxemse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës,
-5 pompa uji,
-1 trafo e rrymës/ furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës etj, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.
Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim”, thuhet në njoftimin e PK-së.