Arrestohet gjakovari, e sulmoi dhe tentoi ta shkelë me veturë një qytetar - NACIONALE

Arrestohet gjakovari, e sulmoi dhe tentoi ta shkelë me veturë një qytetar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qytetar nga Gjakova është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi në gjendje të dehur e ka sulmuar dhe ka tentuar ta shkelë me veturë një tjetër person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, e më pas me veturë ka tentuar të godas viktimën tjetër mashkull kosovar. Dy viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme