Arrestohet edhe një fajdexhi në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës dje ka arrestuar edhe një të dyshuar për fajde.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se arrestimi ka ndodhur në Gjilan, duke shtuar se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, viti 2023 dhe 2024. Në lidhje me rastin, më 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e policisë.