Raportohet se është arrestuar dhëndëri i ish-kryeministrit Sali Berisha
Raportohet se është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.
Top Channel ka raportuar se dëshmitarët kanë parë policinë që ka shoqëruar zotin Malltezi në momentin që ka mbërritur në aeroport, dhe sipas mediumit arrestimi është bërë me urdhër të SPAK.
“E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në SPAK është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.” – shkruan mediumi.
