Arrestohet burri në Prizren pasi dyshohet se e sulmoi seksualisht një vajzë të mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një vazje të mitur në Prizren.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më 7 janar, mirëpo i dyshuari është arrestuar të martën.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM SEKSUAL
Rr. Ali Hadri, Prizren 07.01.2024-16:50. Me datë 23.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare - e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.