Arrestohet burri në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi gruan dhe vajzën e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij dhe më pas edhe bashkëshorten në Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktimat nuk kanë dashur t’i ofrohet trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM
Më 30.09.2023 – 16:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mospajtimi, fillimisht ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe bashkëshorten e tij. Viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.