Arrestohet bashkëpartiaku i Vuçiqit pas përleshjes me policinë gjermane
Mediat serbe raportojnë se policia gjermane ka arrestuar Nenad Radiqi që është bashkëpartiak i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nenad Radiq, ish-sekretari i qytetit për arsim në Beograd, u arrestua në Gjermani para ndeshjes së futbollit ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës për shkak të përplasjes së tifozëve serbë me policinë gjermane.
Në rrjetin “X” spekulohet se Radiq është kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryetar të komunës së Zvezdarës.
Nenad Radić, SNS kandidat za predsednika opštine Zvezdara.
— Aleksandar Olenik, advokat (@olenikadvokat) June 26, 2024
Bio je gradski sekretar za obrazovanje.
SNS postavi 'navijača' da upravlja obrazovanjem a onda se čudimo napadima na nastavnike, maloletnim nasilnicima, mizernim platama u prosveti...
Kome smo decu prepustili? pic.twitter.com/qeeIp9daAI