Arrestohet 48-vjeçari që hoqi flamurin e Turqisë nga kulla e rojës në Durrës
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 48-vjeçar pasi hoqi me forcë flamurin e Turqisë nga plazhi në Durrës.
“Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Raporti i plotë:
Durrës
Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.
Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.
Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.
Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.