Arrestohet 34-vjeçari që shpërndau pamje me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve - NACIONALE

Arrestohet 34-vjeçari që shpërndau pamje me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas veprimeve hetimore ka identifikuar një të dyshuar i cili kishte disa fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve në internet.

Këto fotografi dhe video, sipas policisë janë shpërndarë tek personat e tjerë përmes Facebook-ut dhe Ëhatsappit.

I dyshuari mashkull i vitit 1988 është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

“Persona të ndryshëm, kryesisht të moshave të reja, i shpërndajnë këto materiale që përmbajnë video dhe fotografi ku abuzohen seksualisht fëmijët e paidentifikuar. Këto fotografi dhe video i shpërndajnë përmes rrjeteve të ndryshme sociale (Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok etj.). Kjo dukuri është mjaft shqetësuese për vet faktin se kemi të bëjmë me shtresën më të ndjeshme të shoqërisë. Gjithashtu, një gjë e tillë i ri-viktimizon të gjithë ata fëmijë të abuzuar, edhe pse të paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme