Arrestohet 30-vjeçari në Vushtrri, policia i gjen drogë - NACIONALE

Arrestohet 30-vjeçari në Vushtrri, policia i gjen drogë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka arrestuar një person në Vushtrri.

Policia njofton se në orët e mbrëmjes së datës 5 janar 2023, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar brenda automjetit është gjetur një qese e vogël me substancës narkotike në sasi prej 3 gram, dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. Z., 30 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme