Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare nga Vitia
Një 23-vjecar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të miture 15-vjeçare nga Vitia.
Këtë rast e kanë raportuar në Policinë e Kosovës, familjarët e vajzës, përderisa të njëjtit nuk kishin arritur që të kontaktonin më të.
PK ka filluar menjëherë që të trajtoj rastin, ku kishte gjetur të dy, gjersa djali ishte duke e dërguar në shtëpi vajzën, të njëjtit ishin dërguar në stacionin policor.
Aty 15-vjeçarja u intervistua nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale, ku deklaroi se e njihte të dyshuarin dhe se kishte dalë me të me vetdëshirë.
Nga ana tjetër drejtori i kësaj qendre në Viti, Demush Mehmeti ka bërë të ditur për Klan Kosova se familjarët e kanë pranuar vajzën.
“Familja e ka pranuar vajzën në shtëpi në mënyrë shumë të rregullt, me arsyetimin se e kanë fëmijë, ka gabuar dhe se nuk kanë asnjë qëllim të keq ndaj saj e se do ta përkrahin”, tha Mehmeti.
Megjithatë 23-vjeçari u arrestua të premten dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është hapur rast për “dhunim”.