Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet për një vrasje të ndodhur në maj të këtij viti - NACIONALE

Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet për një vrasje të ndodhur në maj të këtij viti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person 20-vjeçar është arrestuar pasi që dyshohet për veprën penale Vrasje në tentativë të ndodhur në maj 2022 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

V.K, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, për veprat penal: Vrasje në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Tutje policia ka njoftuar se së bashku me të dyshuarin kur është arrestuar ka qenë edhe një djalë tjetër 20-vjeçar, ku pas kontrolli i është sekuestruar një armëmbajtje pa leje dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme