Arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi fizikisht një 12-vjeçare
Një 18-vjeçare është arrestuar nga Policia në Mitrovicë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze 12-vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara është identifikuar pas zhvillimit të veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave që lidhen me rastin.
Në mesin e materialeve të siguruara është edhe një video e publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet momenti kur 18-vjeçarja e sulmon fizikisht të miturën.
Si pasojë e sulmit, 12-vjeçarja ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, e dyshuara është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë.
“Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë”, thuhet në njoftim.