Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës - NACIONALE

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur më 2 shkurt në Marec të Prishtinës.

Të dyshuarit janë E.G. 18 vjeç, R.G. 18 vjeç dhe L.P. 19 vjeç.

“Pas një pune hetimore dhe operacionale, nga njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është realizuar arrestimi i tre personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme