Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë, Policia u gjeti kokainë e marihuana - NACIONALE

Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë, Policia u gjeti kokainë e marihuana

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Prishtinë.

Zyrtarët policorë kanë gjetur tek të njëjtit sasi të kokainës e marihuanës.

Njoftimi:

Rr. Naser Kastrati, Prishtinë 12.12.2024, 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.3 gram, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, një telefon Iphone si dhe para të gatshme në vlerë rreth 1600 euro. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive, e njërit të dyshuar gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 247.7 gram, një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme