Arrestohen tre persona për gjuajtje me armë në aheng në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona për të shtëna me armë zjarri në aheng familjar në Pejë.
Njëri rast ishte në fshatin Jabllanicë e Leshanit ku u arrestuan dy persona dhe rasti tjetër në fshatin Nabergjan ku arrestua edhe një person.
Të dyshuarit sipas policisë pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre (3) persona tё dyshuar për tё shtёna me armё nё aheng
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 15.08.2024, është njoftuar se nё fshatin Jabllanicё e Leshanit-Pejё, me datё 06.08.2024 rreth orёs 18:00, nё njё aheng dy persona kanё shtёnё me armё. Gjithashtu me datё 15.08.2024, Policia ёshtё njoftuar se me datё 08.08.2024, nё fshatin Nabergjan-Pejё, njё person ka shtёnё me armё zjarri nё njё aheng. Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor Pejё, pas njё pune intensive, me datё 15.08.2024, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tre (3) personat e dyshuar nё kёto raste. Pas arrestimit nga tё dyshuarit janё sekuestruar: Njё (1) armё AK47; Dy (2) karikator i sё njëjtës armë; Njё (1) gёzhojë: Njё (1) armё Pistoletё me gas Browing cal:9mm; Njё (1) karikator i sё njejtёs armё; Njё (1) shurdhues i armёs; Tridhjetё e dy (32) fishek cal: 9mm; Njё (1) armё Pistoletё Canik 9mm; Njё (1) karikator i sё njejtёs armё; Katёr (4) fishekё 9 mm. Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit janё liruar nё procedurё tё rregull