Arrestohen tre persona, dyshohen për shpërndarje të videove të keqpërdorimit seksual të të miturve - NACIONALE

Arrestohen tre persona, dyshohen për shpërndarje të videove të keqpërdorimit seksual të të miturve

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkarkuar dhe shpërndarë video materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë shpërndarë videot në rrjete sociale dhe platforma online.

“Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet” njofton policia.

Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme