Arrestohen nënë e bijë, dyshohen se i rrahën burrin e djalin - policia jep detaje
Në raportin 24-orësh është renditur edhe një rast i dhunës në familje në Pejë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar një nënë e bijë për shkak se dyshohen se kanë rrahur dy familjarë të tyre.
“Pejë 26.01.2024 – 00:20. Janë arrestuar nënë e bij, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” – shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.