Arrestohen katër persona pas rrahjes për një pronë në Gjilan - NACIONALE

Arrestohen katër persona pas rrahjes për një pronë në Gjilan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një prone në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë.

Rasti është hapur si “vrasje në tentativë, lëndim i lehtë trupor dhe sulm."

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË / LËNDIM I LEHTË TRUPOR / SULM

Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 15.11.2023 – 11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme