Arrestohen katër persona në Prishtinës, dyshohen për fajde - NACIONALE

Arrestohen katër persona në Prishtinës, dyshohen për fajde

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar në lidhje me një aksion.

Aksioni i zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, është në lidhje me dyshimet për veprën penale të fajdes.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit janë arrestuar katër persona.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion, me ç’rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së. Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme