Arrestohen katër persona në Obiliq të dyshuar për vjedhje, tre prej tyre të mitur - NACIONALE

Arrestohen katër persona në Obiliq të dyshuar për vjedhje, tre prej tyre të mitur

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka vënë në pranga katër persona në Obiliq, të cilët dyshohen për një sërë vjedhjesh të rënda gjatë muajit janar. Sipas njoftimit zyrtar, tre nga të arrestuarit janë të moshës së mitur.

Grupi dyshohet se ka shënjestruar të paktën tri lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpi private dhe lokale biznesi në këtë zonë. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave fillestare, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera”.

Lajme të ngjashme