Arrestohen katër persona, dyshohen për vjedhjen e një vetureje, televizori, kompjuteri e druve - NACIONALE

Arrestohen katër persona, dyshohen për vjedhjen e një vetureje, televizori, kompjuteri e druve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për arrestimin e katër personave në Istog.

Sipas njoftimit, katër personat dyshohen për vjedhje të rëndë dhe vjedhje në tentativë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, gjatë muajit janar 2024 nga ankuesit është njoftuar se në fshatin Lubozhdë – Istog, janë thyer disa shtëpi me ç’ rast janë vjedhur:

- Një veturë ËV Pasat ngjyrë hiri

- Plug Traktori

- Një televizor

- Një Kompjuter

- Dru për djegie.” – shkruhet në postimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme