Arrestohen, e më pas lirohen në procedurë të rregullt tre persona për rastin në Qubrel të Skenderajt
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për rastin e ndodhur në Qubrel të Skenderajt, për të cilin kishte raportuar Nacionale.
Siç raportoi gazetarja Leonora Kolukaj, shtatë persona, pesë prej tyre të armatosur, kishin sulmuar tre persona zyrtarë, rojë pylli, teknik pylli dhe një kolegë të tyre.
Ata në rrëfimin për Nacionalen, kishin thënë se janë kërcënuar nën presion të pesë armëve.
Njërit prej tyre madje, sipas rrëfimit, ia kishin vrarë babanë para disa viteve për të njëjtat arsye.
Ndërkaq, Policia në njoftim, ka bërë të ditur se të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar"
Mitrovicë, 08 shtator 2023
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut , gjatë ditës së sotme kanë arrestuar tre persona të dyshuar, për veprën penale sulm ndaj peraonit zyrtar.
Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë pasi të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprën penale sulm ndaj tre zyrtarëve të pylltarisë e ndodhur me datën 03 shtator 2023 në fshatin Qybrel të Skenderajt.
Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.