Arrestohen dy të dyshuar që u përleshën mes vete, njëri prej tyre e sulmon edhe policin - NACIONALE

Arrestohen dy të dyshuar që u përleshën mes vete, njëri prej tyre e sulmon edhe policin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për përleshjes mes vete.

Gjatë intervistimit nga Policia, njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar edhe zyrtarin policor.

Njoftimi:

Prishtinës 27.07.2025-12:47. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor,I cili ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme