Arrestohen dy të dyshuar për plagosjen në Podujevë
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen e dy personave në një incident që ka ndodhur sonte në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.
Lidhur me rastin, për Klankosova.tv ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se policia ka intervenuar menjëherë pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”,