Arrestohen dy persona, sulmuan me thikë një të mitur në Fushë Kosovë - NACIONALE

Arrestohen dy persona, sulmuan me thikë një të mitur në Fushë Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë sulmuar me thikë një të mitur në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën Aziz Zhilivoda gjatë ditës së premte.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima është i mitur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas PK, dy të dyshuarit, njëri i mitur, janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Rr. Aziz Zhilivoda, Fushë Kosovë 01.12.2023 - 09:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme